Postuar: Maj 23, 2026 | 14:56
Milionat nuk i garantuan Superioren, dritëhije mbi të ardhmen e Pogradecit
Pogradeci ka “flirtuar” në dy sezonet e fundit me ngjitjen në elitë, por në të dy rastet liqenorët kanë dështuar në finalen me skuadrën e tetë të Kategorisë Superiore, vitin e kaluar ndaj Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës.

Pogradeci hyn te skuadrat më të investuara të kësaj kategorie në këto dy vite, por pa mundur të sigurojë ngjitjen në Superiore. Kështu që mbeten shumë dritëhije mbi të ardhmen e liqenorëve, pasi për të arritur misionin madhor duhet të ndryshojnë strategji dhe burime njerëzore.
U pa qartë se jo gjithmonë “leku” të çon aty ku duhet. Për momentin skuadra po shijon pushimet dhe vetëm nga fundi i qershorit mund të flitet për fytyrën e re të Pogradecit.
PANORAMASPORT.AL













