Postuar: Shkurt 27, 2025 | 20:16
Më në fund Partizani mund ta shohë në fushë, sulmuesi bëhet gati për debutimin në fundjavë
Blesing Eleke është drejt rikthimit në fushën e blertë dhe debutimit me Partizanin.

28-vjeçari është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor i pësuar në stërvitje dhe prej një jave po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.
Nëse nigeriani nuk do të shfaqë asnjë problem gjatë kësaj jave, me shumë mundësi do të jetë në stolin e rezervave në ndeshjen e 1 marsit kundër Elbasanit në transfertë.
PANORAMASPORT.AL













