Marin Abazaj: Duam pikë në transfertën e Rrogozhinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 10:44

Marin Abazaj: Duam pikë në transfertën e Rrogozhinës

Bylisi luan sot në Rrogozninë, ndërsa ekipi mallakastriot do të kërkojë kthesën. Një duel mjaft i fortë, me mallakastriotët që do të shkojnë me më të mirët e tyre.ABAZAJTrajneri Mirel Josa është optimist nga forma e grupit shfaqur edhe në ndeshjet miqësore të luajtura. Nga ana tjetër, Marin Abazaj një nga lojtarët me eksperiencë te Bylisi dhe ndër me më shumë vite, për “Panorama Sport” ka folur me besim për pikë.

Madje, Marin Abazaj ka qenë edhe protagonist në sfidën e tri viteve më parë, teksa Bylisi fitoi në Rrogozhinë. Abazaj thekson se skuadra e ka vlerësuar kundërshtarin e radhës, por do të synojë pikë për vetë pozitat në të cilën ndodhet në tabelën e renditjes.

“Vijmë nga një disfatë në Vlorë me Flamurtarin dhe përpara kemi një duel mjaft delikat siç është ai me Egnatian, që e luajmë sot në Rrogozhinë. Në fakt kemi ndeshje të vështira po të shohësh kalendarin, por ne jemi një grup qe ka eksperiencë në këtë kategori, madje është shumë pozitive edhe fakti që ne luajmë prej disa vitesh bashkë dhe baza është e ndërtuar. Skuadra jonë është e etur për suksese, luajmë një ndeshje delikate dhe ne synojmë që të marrin sa më shumë pikë në vijim edhe pse thuajse të gjitha sfidat janë të forta.

Personalisht kam pasur probleme madje, më është dashur që të rikuperohem pak javë, por falë Zotit jam mirë dhe dua që të kontribuoj për skuadrën tashmë. Më vjen mirë që grupi ka bërë ndeshje shumë të mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, ne duam që të ngjitemi në renditje. Trajneri Josa ka arritur që të kompaktësojmë skuadrën dhe kam besim se kjo do të jetë ajo faza që ne si skuadër do të bëjmë edhe më mirë dhe do të grumbullojmë më shume pikë. Me besim në vete dhe me kontingjentin që ne kemi, jam optimist që nga sot do të vij kthesa edhe pse kundërshtari duhet vlerësuar për kontigjentin që ka, por në gjykimin tim edhe ne duhet që të kishim disa pikë më tepër”, tha Abazaj.

 

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL