Luka shënon gol vendimtar, Shqipëria U-17 fiton ndaj Norvegjisë në turneun “Syrenka Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2025 | 16:00

Luka shënon gol vendimtar, Shqipëria U-17 fiton ndaj Norvegjisë në turneun “Syrenka Cup”

Kombëtarja shqiptare U-17 fitoi ndeshjen e dytë në turneun “Syrenka Cup” ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-0.

Shqipëria U-17

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra kuqezi bëri gjithçka mirë dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të. Ishte Maikol Luka që shënoi dhe vulosi fitoren për Shqipërinë.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Klejton Uruci (GK), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Dennis Ettore Pierro, Afrim Gashi (C), Dion Vata, Frensi Mali, Alvin Zekaj, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri, Elson Himallari.

Kombëtarja U-17 do të luajë ndeshjen e fundit në turneun “Syrenka Cup” ndaj Rumanisë në “Municipal Stadium Marszałka Józefa Piłsudskiego”, më 9 shtator, në orën 11:00.

PANORAMASPORT.AL