LUFTA PËR SUPERIOREN/ Skënderbeu, Pogradeci dhe Laçi nuk falin, ndeshjet mbyllen me shtatë gola në pjesën e dytë (VIDEO)
Java 26 në Kategorinë e Parë nuk kishte surpriza, sa i takon pretendentëve për ngjitjen në Superiore. Befasia e vetme ishte se nuk u shënua asnjë gol në pjesën e parë, ndërsa fitore korrën Skënderbeu, Pogradeci dhe Laçi.

Shtatë gola u shënuan në pjesën e dytë. Pogradeci mposhti Besën me rezultatin 2-3. Skënderbeut dhe Laçit i mjaftoi një gol, respektivisht ndaj Apolonisë dhe Korabit.
Bardhekuqtë i nderoi penalltia e Nasr, për të mbetur në krye të renditjes. Laçi me 3 pikë më pak dhe Pogradeci me 8 pikë më pak ndjekin.
Klikoni për ndeshjet e tjera, Iliria-Kastrioti, Burreli-Kukësi dhe Lushnja-Luftëtari: (KËTU)
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
BESA 2-3 POGRADECI
79′ Treni, 86′ Puqja – 53′ Danladi, 60′ Ogunleje, 61′ Lleshaj
Goli i Danladit: (VIDEO)
Goli i Ogunleje: (VIDEO)
Goli i Lleshajt: (VIDEO)
Goli i Trenit: (VIDEO)
Goli i Puqja: (VIDEO)
KORABI 0-1 LAÇI
80′ Myrta

APOLONIA 0-1 SKËNDERBEU
75′(p) Nasr
Goli i Nasr: (VIDEO)
KLIKONI PËR TRI NDESHJET E TJERA(Burreli-Kukësi, Iliria-Kastrioti dhe Lushnja-Luftëtari): (KËTU)
PANORAMASPORT.AL













