LIGA E KAMPIONEVE/ Të premten shorti, mësoni përballjet e mundshme të skuadrave në rrugëtimin drejt trofeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2026 | 0:13

LIGA E KAMPIONEVE/ Të premten shorti, mësoni përballjet e mundshme të skuadrave në rrugëtimin drejt trofeut

Liga e Kampioneve ka plotësuar sot kuadrin e 16 skuadrave të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e mëtejshëm drejt trofeut me emrat e 8 ekipeve që dolën nga faza play-off.

champions

UEFA do të hedhë këtë të premte shortin që përcakton të gjithë tabelën deri në finalen e madhe, me përballje që priten të jenë të ethshme që në turin tjetër pasi do të ketë padyshim përplasje mes ekipeve të mëdha.

Ndeshjet e para të këtij turi luhen me 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit me 17-18 mars.

NDARJA NË SHORT

PSG ose Njukasëll kundër Barcelona ose Çelsi

Gallatasaraj ose Atletiko Madrid kundër Liverpul ose Totenhem

Real Madrid ose Bodo/Glimt kundër Sporting Lisbonë ose Mançester Siti

Atalanta ose Bajer Leverkusen kundër Arsenal ose Bajern Mynih

PANORAMASPORT.AL