Lëvizje surprizë, klubi i Kategorisë së Parë prezanton një portugez me eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2026 | 21:19

Lëvizje surprizë, klubi i Kategorisë së Parë prezanton një portugez me eksperiencë

Klubi i Ilirisë, që militon në Kategorinë e Parë, vijon me përforcimet, edhe pse merkato është mbyllur, fushëkrujasit, ka prezantuar ditën e sotme Evandro Gomes.

422336_ori__20170816130322_evandro_gomes

Portugezi 29-vjeçar bashkohet me Ilirinë si futbollist i lirë, teksa së fundmi ishte pjesë e Valeta FC në Superligën e Maltës.

Me eksperiencë ndërkombëtare dhe cilësi, anësori i majtë, është gati për sfidën e re me fanellën bardhekaltër.

Me fanellën e Valetës, Evando arriti të fitonte Kupën, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e futbollit portugez me ekipe të rëndësishme si Trofense dhe Arouka, ndërkohë që ka luajtur edhe në Qipro dhe Poloni.


View this post on Instagram

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

PANORAMASPORT.AL