Lajm tragjik, një tifoz humbi jetën mbrëmë gjatë finales Portugali-Spanjë
Një tifoz humbi jetën mbrëmë gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës.
Lajmi i trishtueshëm u konfirmua nga trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Luis de la Fuente, pasi mbërriti në sallën e shtypit të “Allianz Arena”.
Gjatë kohës shtesë, ai u rrëzua dhe menjëherë stafi i sigurisë nxitoi për ta ndihmuar. Policia shpejt rrethoi zonën dhe një ambulancë u përpoq ta ringjallte, por asgjë nuk mund të bëhej për t’i shpëtuar jetën. Orë më vonë, policia gjermane konfirmoi se tifozi ishte gjerman, konkretisht nga qyteti i Garmisch-Partenkirchen, në shtetin e Bavarisë.
Një hetim është nisur, duke përdorur dëshmitarë dhe kamera të stadiumit, për të përcaktuar shkakun e incidentit, megjithëse gjithçka tregon për një aksident tragjik.
PANORAMASPORT.AL













