“Ky është viti im më i mirë në karrierë”, Dajsinani lë gjithçka hapur: Oferta? E di klubi dhe presidenti
Mario Dajsinani ka qenë protagonist i fitores së Egnatias ndaj Tiranës, pasi me pritjet e tij mbajti në lojë rrogozhinasit në momente të vështira gjatë sfidës.

“Sot nuk ishte ndeshja që kishim përgatitur gjatë javës, ndoshta edhe pak terreni, sidomos në pjesën e parë nuk ishim ku duhet. Por shyqyr isha unë pak mirë të themi që ndihmova ekipin. Fundja për atë jam në portë, të ndihmoj ekipin në momente të vështira.
Besoj se ky është viti më i mirë i imi në karrierën time deri tani.
Mendoj se kur luan me ekip të mirë, shumë pak raste të vijnë në portë. Por ndonjëherë kur ekipi nuk është aty ku duhet, në 2-3 raste duket se je OK aty dhe kjo është e rëndësishme.
Oferta në janar? Këtë gjë nuk e di çfarë të them, e di klubi dhe presidenti”, tha Dajsinani për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













