“Ky është ekip më i mirë se i vitit të kaluar”, autori i golit të Tiranës: Ja si u zgjidh me Xhixhën për penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 16:06

“Ky është ekip më i mirë se i vitit të kaluar”, autori i golit të Tiranës: Ja si u zgjidh me Xhixhën për penalltinë

Mesfushori i Tiranës, Rafa Freitas, ishte ai i cili i dha suksesin bardhebluve në ndeshjen ndaj Bylisit. Një fitore që ai e cilësoi si hapin e parë drejt objektivit të mbijetesës.

bandicam 2026-01-14 14-51-35-355

“Për mua është e lehtë të luaj me ta, pasi janë lotjarë shumë të mirë. Patsatsia, Soler dhe tani Patrik dhe Fred gjithashtu. Më e rëndësishme është që këta lojtarë të rinj janë përshtatur dhe tani duhet të përmirësohemi pasi kemi një rrugë të gjatë para.

Ne e dimë që luajmë me ekipin më të madh në Shqipëri, e dimë historinë e klubit dhe objektivi tani është të shpëtojmë klubin. Për ta bërë duhet të punojmë shumë, të përmirësohemi çdo ndeshje dhe mendoj se kjo është rruga. Duhet të tregojmë në çdo ndeshje në fushë që duam të shpëtojmë këtë ekip. Shpresoj që nga sot ta ndryshojmë situatën.

Mendoj se kemi skuadra të ndryshme në krahasim me të kaluarën, por të dyja kanë cilësi e luftë. Është pyetje e vështirë, por sipas meje në këtë sezon ne kemi një ekip më të mirë.

Gjuajtësi i penalltisë? Ne e vendosëm gjatë ndeshjes, por nuk është e rëndësishme kush gjuan penalltinë, por të ndihmohet skuadra e shënohet. Nuk ka rëndësi nëse isha unë, Ernest, apo dikush tjetër”, tha mesfushori i Tiranës për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL