Kimish nuk u beson syve pas humbjes me Francën: Duhej të ishim 3-0 pas 6 minutash, ata nuk deshën të fitonin dhe përsëri e fituan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2025 | 18:53

Kimish nuk u beson syve pas humbjes me Francën: Duhej të ishim 3-0 pas 6 minutash, ata nuk deshën të fitonin dhe përsëri e fituan

Xhoshua Kimish e ka cilësuar të pakuptimtë humbjen e radhës të Gjermanisë në Ligën e Kombeve, ku “panzerat” u mposhtën 2-0 nga Franca në ndeshjen për vendin e tretë.

kimish

“Nëse sheh sidomos pjesën e parë, ne duhej të ishim në kryesim 3-0 pas 6 minutash. Dhe pastaj shkuam në pushimin e ndeshjes të pakënaqur. U kapëm në kundërsulme të njëpasnjëshme. Ne bëmë shumë gabime, për francezët ishte ndeshja perfekte”, tha ai për RTL.

“Nëse sheh pjesën e parë dhe të jesh i ndershëm, francezët nuk kishin dëshirë të fitonim dhe pastaj e fituan gjithsesi”, deklaroi kapiteni i Gjermanisë pas humbjes së dytë radhazi të ekipit të tij.

PANORAMASPORT.AL