“Kemi të drejtë të bëjmë lojën më të dobët”, pengu i Bellajt pas humbjes me Tiranën: Më mirë të ishim mundur nga Partizani
Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, po mendon largimin nga drejtimi i kësaj skuadre, siç e konfirmoi edhe para kamerave në intervistën pas ndeshjes ndaj Tiranës. Edhe pse ai justifikoi ekipin i cili sipas tij kishte të drejtë që të bënte një ndeshje “jo” herë pas here, i kishte mbetur peng fakti që Vora u mund nga një kundërshtar direkt në klasifikim.

“Kanë të drejtë të gjithë futbollistë të bëjnë ditë të dobët, por edhe ne si ekip e kemi të drejtën të bëjmë lojën më të dobët që kemi bërë të kampionat dhe ishte kjo. Ishte koha, ishte edhe ekipi. Më mirë të humbnim me Partizanin dhe të fitonim me Tiranën se sa ndodhi e kundërta”, u shpreh Bellaj për RTSH pas sfidës.
Një deklaratë e qartë e trajnerit, i cili do të kishte preferuar më shumë që pikët në kampionat t’i merrte ndaj rivalëve direkt për mbijetesën, që është objektivi i vetëm i Vorës.
PANORAMASPORT.AL













