KATEGORIA E PARË, RENDITJA/ Skënderbeu dhe Laçi marshojnë, “ngjallen” ekipet e fundit. Mësoni situatën pas dueleve të së shtunës
Java e 22-të e Kategorisë së Parë mbyll edhe fazën “e rregullt” të kampionatit, pasi në vijim ekipet do të përballen me skemën në bazë të renditjes së tyre pas kësaj jave. Mbeten ende dy ndeshje për t’u luajtur që të mbyllet java e përcaktohen pozicionet përfundimtare për kalendarin e fazës tjetër.

Megjithatë, ndeshjet e luajtura sot, kanë dhënë disa sinjale të qarta, si vazhdimësinë e Skënderbeut dhe Laçit të cilët kanë fituar për të vazhduar shkëputjen e tyre nga ndjekësit në rrugëtimin drejt Superiores.
Ajo që bie në sy është se tashmë ka më shumë luftë edhe në fund, pas fitoreve të rëndësishme të Kukësit e Luftëtarit që kanë ndezur disi garën për mbijetesën e cila dukej thuajse e mbaruar deri pak javë më parë.

PANORAMASPORT.AL













