KATEGORIA E PARË, “PLAY OFF”/ Pogradeci dhe Iliria me dy avantazhe, axhenda e rrugës drejt Abissnet Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2026 | 18:07

KATEGORIA E PARË, “PLAY OFF”/ Pogradeci dhe Iliria me dy avantazhe, axhenda e rrugës drejt Abissnet Superiore

Kategoria e Parë mësoi verdiktet sot sa i përket garës në “play off. Pogradeci, Iliria, Besa dhe Kastrioti respektivisht nga vendi i tretë deri në të gjashtë do luajnë mundësitë e tyre.

fshf

Pogradeci-Kastrioti dhe Iliria-Besa janë përballjet që u rezervuan.  Pogradeci dhe Iliria kanë dy avantazhe falë renditjeve. Kështu i presin ndeshjet në shtëpi dhe barazimi u mjafton për të kaluar te sfida tjetër.

Kujtojmë se fituesit e këtyre çifteve në mesjavë do të përballen bashkë. Më pas një prej këtyre skuadrave, vendoset në finale ndaj vendit të tetë të Abissnet Superiore.

“PLAY OFF”

POGRADECI – KASTRIOTI

ILIRIA – BESA

PANORAMASPORT.AL