Katastrofë në miqësoren e dytë, Shqipëria U17 e mbyll me 10 gola të pësuar aventurën italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2025 | 17:00

Katastrofë në miqësoren e dytë, Shqipëria U17 e mbyll me 10 gola të pësuar aventurën italiane

Kombëtarja shqiptare U17 ka luajtur sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë në qendrën e FIGC në Koverçiano. Dhe ashtu si në ndeshjen e dy ditëve më parë, ajo është mundur përsëri, por këtë radhë me një rezultat edhe më të thellë.

shqiperiau17

Në ndeshjen e debutimit të trajnerit Fatjon Fafaj në pankinën e kuqezinjve të vegjël, Shqipëria u mund me shifrat 4-1. Ndërsa sot, kapitullimi ishte pa kushte dhe pa një gol nderi, me një dominim absolut të italianëve që nga fillimi e deri në fund.

Perilo që në minutën e 7 e më pas Donato e Pisati bënë që pjesa e parë e ndeshjes të mbyllej 3-0 për vendasit. Në pjesënë e dytë, gola po nga Perilo e më pas nga Fabri e Petrone bënë që takimi të mbyllej me rezultatin 6-0 dhe me një bilanc total prej 1 goli të shënuar e 10 të pësuar në dy miqësore. Ato u përballuan me grupin e lojtarëve që do të jenë pjesë kryesore në kualifikueset e kësaj grupmoshe në muajt në vijim, një sinjal shuam shqetësues.

SHQIPËRIA U17: Lleshi, Mezani, Varesis, Bilishti, Vata, Marku, Kurtulaj, Qosja, Luka, Ymeri, Mali. U aktivizuan edhe: Balla, Uldedaj, Shahini, Sulejmani, Matraku, Uruçi, Muslika dhe Binishi.

PANORAMASPORT.AL