Ka zhytur në telashe Tiranën, futbollisti në gjyq me bardheblutë tregon detajet pas largimit: Nuk do prononcohesha, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 19:39

Ka zhytur në telashe Tiranën, futbollisti në gjyq me bardheblutë tregon detajet pas largimit: Nuk do prononcohesha, por…

Kleandro Lleshi njoftoi dje largimin nga Tirana. 26-vjeçari ndërkohë ka vendosur të zbulojë sot detaje, nga prishja e kontratës me bardheblutë.

tirana

Deklarata e Lleshit:

“Sqarim: Për etikë profesionale kisha vendosur mos prononcohesha për ndërprerjen e kontratës me KF Tirana, por duke qenë se disa media po abuzojnë e ndjej t’u sqaroj:

Jam unë që kam ndërprerë kontratën, për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës nga ana e KF Tiranës. Kam ndjekur të gjitha procedurat siç parashikon ligji në të tilla raste. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Lleshi.

26-vjeçari ka shtuar një telash për Tiranën. Kjo pasi kujtojmë se deri tani rezulton një nga pesë lojtarët e vetëm me mbi 2000 minuta gjatë sezonit.

Screenshot 2026-03-30 191817

PANORAMASPORT.AL