Ish-trajneri i Tiranës flet për Bosnjë-Itali: Edhe unë veproja njëlloj kur drejtoja ekipin kombëtar, nuk jam aspak i ofenduar nga Dimarko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 23:31

Ish-trajneri i Tiranës flet për Bosnjë-Itali: Edhe unë veproja njëlloj kur drejtoja ekipin kombëtar, nuk jam aspak i ofenduar nga Dimarko

Blazh Slishkoviç mendon se italianët nuk duhet të jenë shumë euforikë para ndeshjes me Bosnjë Hercegovinën, pasi ekipi ka pësuar një rritje të ndjeshme në vitin e fundit. Ish-futbollisti e trajneri i njohur boshnjak, i cili ka një të kaluar edhe në futbollin tonë në drejtimin e Tiranës, ka analizuar për “TMW” përballjen në Zenicë, duke u ndalur te pikat kyçe të takimit të nesërm që do të vendosë kualifikimin në Botëror.

sdffdsfsdfdsfsd

Slishkoviç, në çfarë niveli është kjo Bosnjë Hercegovinë?
Në 5-6 vitet e fundit, ekipi ynë nuk ka arritur rezultate të shkëlqyera. Por në një vit e gjysmë të fundit, me ardhjen e Barbarez, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Trajneri vendosi të thërrasë shumë lojtarë të rinj, plot energji, të etur për të mbrojtur kombin dhe pak nga pak niveli ynë i lojës është përmirësuar.

Ekipi kombëtar boshnjak luan në Zenicë. Pse?
Një stadium i vogël, shumë i nxehtë. Nga ana logjistike është perfekt sepse është në zemër të Bosnjës, afër çdo qyteti të madh si Banja Luka, Mostari dhe Sarajeva. Prandaj, tifozët mund të vijnë nga kudo. Unë vetë, kur isha trajner, zgjidhja që ekipi kombëtar të luante në Zenicë. Ne kemi luajtur në Sarajevë disa herë, por unë preferoj Zenicën, ku është një stadium i vogël, me tribunat menjëherë pranë fushës. Dhe fusha është gjithashtu e shkëlqyer. Në fund të fundit, nga pikëpamja e ambientit, stadiumi i Zenicës është perfekt.

Bosnjë Hercegovina nuk është vetëm Xheko…
Demiroviç ka cilësi, një lojtar i rrezikshëm që luan për Shtutgart. Më mbrapa ka lojtarë interesantë si Dediç nga Benfika dhe Kolashinac, të cilin e njihni shumë mirë. Përvoja e tij është e rëndësishme. Më pëlqen Bajraktareviç, i cili është një sulmues anësor që luan për PSV Eindhoven dhe është një lojtar i ri në rritje. Shoh portierin Nikola Vasilj, i cili luan për St. Pauli në Gjermani, si të besueshëm.

A ka ndonjë Slishkoviç të ri?
Ndoshta ka, por e kam të vështirë të përmend një emër. Dhe mbi të gjitha, kjo Bosnjë ka një filozofi të ndryshme, të bazuar më pak te individi e më shumë tek ekipi. Ata kanë një ekip kompakt, si një njësi e vetme. Pastaj, sigurisht, është Edin Xheko, i cili është një kampion i madh. Barbarez, megjithatë, po përpiqet të çimentojë një lojë kolektive. Ai ka ende dy vjet të mbetura në kontratën e tij dhe do të synojë të gjejë lojtarë të tjerë të mirë për të shkuar në Kampionatin Europian.

Italia është favorite në letër…
Le të themi se nëse do të isha italian, nuk do të isha kaq optimist. Sigurisht, në letër, të kaltrit janë favorite, por pastaj është fusha që flet. Bosnja ka cilësi, luan në shtëpi dhe të e mbështetur nga një tifozeri e tërbuar, në thelb do të kenë një lojtar shtesë. Mendoj se çdo gjë mund të ndodhë, nuk shoh ndonjë favorit në këtë ndeshje.

Çfarë gjëje duhet t’i frikësohet Italia?
Sigurisht entuziazmit të lojtarëve të rinj, të cilët do të japin 120% për Bosnjën. Dhe pastaj ekipi ynë kombëtar është i fortë në goditjet standarde, kanë 3-4 lojtarë shtatlartë që mund të shënojnë. Shikoni çfarë ndodhi në Uells. Është një aspekt mbi të cilin trajneri punon shumë në stërvitje.

Si u perceptua festimi i Dimarkos nga kamerat në momentin e fitores së Bosnjës?
Këto janë gjëra normale. Si boshnjak, nuk jam aspak i ofenduar. Dimarko po festonte sepse Italia kundër Bosnjës, teorikisht do të kishte një shans më të mirë për të arritur në Kupën e Botës. E pastaj çfarë? Nuk ka asgjë të keqe me këtë, është mendimi i tij, dhe kjo është në rregull.

PANORAMASPORT.AL