Postuar: Korrik 1, 2025 | 20:50
I shënoi Ukrainës me Kombëtaren dhe e kërkoi Tirana, mesfushori del lojtar i lirë
Emanuele Ndoj është lojtar i lirë në këtë merkato dhe është në kërkim të skuadrës së re. 28-vjeçari luajti për herë të fundit me Latinën në Serinë C italiane.

E gjithë karriera e Ndojt është zhvilluar vetëm në Itali. Disa vite më parë kapi formën më të mirë duke u ftuar nga Kombëtarja.
Madje me fanellën kuqezi, Ndoj i shënonte Ukrainës në miqësoren e vitit 2018. Në vitet e fundit është përfolur interes nga Tirana, por dhe pse pranë firmës ajo ka munguar.
Pjesën më e madhe të karrierës e kaloi te Breshia. Atje numëroi 143 ndeshje duke shënuar 12 gola dhe asistuar 11 tjetër. Tashmë mbetet për t’u parë ku do jetë firma e radhës.
PANORAMASPORT.AL













