I revoltuar pas eliminimit të Interit, Marota mbështet kapitenin: Dera është e hapur për atë që do të largohet, Çalhanoglu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2025 | 8:25

I revoltuar pas eliminimit të Interit, Marota mbështet kapitenin: Dera është e hapur për atë që do të largohet, Çalhanoglu…

Interi u eliminua nga Botërori i Klubeve pasi u mposht me 2 gola nga Fluminense. Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli edhe presidenti Bepe Marota.marota“Unë them që fjalët e Lautaros janë shumë emocionale dhe domethënëse: ai është kapiteni dhe kërkon ndjenjë përkatësie. Por unë e kam thënë gjithmonë: kur një lojtar do të thotë që do të largohet, dera është e hapur. Nuk e tha ai, por po e them unë: fjala është për Çalhanoglu. Por nuk duhet ta vëmë kryqin mbi Çalhanoglun, do të flasim me të. Deri tani nuk ka asnjë arsye për t’u ndarë, por nëse do të ketë, do ta bëjmë pa probleme”, tha ai.

“Pashë gjëra që nuk më pëlqyen”, Lautaro sulmon shokët e skuadrës tek Interi: Kush nuk do të qëndrojë…

PANORAMASPORT.AL