I pret përballja në finalen e Ligës së Kombeve, mbrëmje lavdie dhe jo pak zhgënjime për Ronaldon ndaj Spanjës
Me vetëm një mbrëmje të lavdishme në rekordin e tij të shënimit, Kristiano Ronaldo është përballur me Spanjën në nëntë raste. Vetëm tre gola dhe të gjithë në një ndeshje, në Kupën e Botës 2018 në Rusi, në Soçi. Ishte atëherë që sulmuesi, i cili ishte vetëm pak ditë larg largimit zyrtar nga Madridi për të fluturuar drejt Torinos (Juventusi), shënoi të gjithë golat e Portugalisë për të vulosur barazimin 3-3 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Ajo ishte thjesht një mbrëmje e shkëlqyer për lojtarin portugez krahasuar me performancat e tij në ndeshjet e tjera kundër ekipit kombëtar spanjoll. Kristiano nuk kishte arritur të shënonte kundër Spanjës në asnjë nga ndeshjet e tjera që kishin luajtur në gara të ndryshme. Ronaldo nuk ka shënuar as pak viti 2018 dhe do të presë të dielën, kur do të ketë mundësinë të shënojë në finalen e Ligës së Kombeve për të ndihmuar ekipin portugez të sigurojë titullin e dytë.
Precedenti i parë në një turne të madh ishte në vitin 2004, kur Kristiano Ronaldo nuk ishte ende “CR7”. Duke mbajtur numrin 17 (duke ndarë njëmbëdhjetëshen titullare me Figon), Portugalia fitoi një ndeshje të fazës së grupeve 1- 0, ku ai u zëvendësua pa shënuar, por duke ndihmuar në sigurimin e tri pikëve në derbin iberik. Ai gjithashtu dështoi të shënonte ose të asistonte në vitin 2010, në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, të cilën Spanja në fund e fitoi.
“Euro 2012”, turneu i radhës i madh në të cilin do të takoheshin Spanja dhe Portugalia, ishte në gjysmëfinale. Portugalia e sfidoi seriozisht Spanjën, duke e çuar takimin te penalltitë, ku Kristiano Ronaldo nuk arriti as të gjuante penalltinë e tij. Nga aty te shpengimi. Me tregolëshin e tij kundër Spanjës (2018), ylli portugez ndryshoi rekordin e tij të dobët me spanjollët, duke shënuar tre gola. Ai i përmirësoi shifrat e tij, por nuk arriti ta përsëriste këtë. As në Ligën e Kombeve apo në miqësoret para turneve si “Euro 2020”. Me një total prej 5 barazimesh, 2 humbjesh dhe 2 fitoresh në ndeshjet me ekipin kombëtar të të rriturve, dhe 3 gola për sulmuesin e Madeirës, ai mund ta thyejë rekordin këtë të diel.
PANORAMASPORT.AL













