I mbaron kontrata, Tirana i bën ofertë mesfushorit për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2026 | 11:41

I mbaron kontrata, Tirana i bën ofertë mesfushorit për rinovimin

Bardheblutë i kanë ofruar rinovim edhe mesfushorit brazilian Rafael Silva, i cili mbetet ende në pritje të një marrëveshjeje të re.

tirana

Vendimi i tij dhe i klubit pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në strukturën e mesfushës, duke qenë se ai konsiderohet një nga elementët që mund të sjellë stabilitet dhe vazhdimësi në lojën e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti iu bashkua Tiranës në janarin e vitit 2025 dhe është kthyer në një element të rëndësishëm për lojën e bardhebluve. Ndaj në klub janë të idesë që të rinovojnë me 26 vjeçarin i cili u transferua asokohe nga kampionati portugez.

PANORAMASPORT.AL