“Hakmarrje” kuqezi, Shqipëria U17 fiton miqësoren e dytë ndaj Letonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2026 | 12:43

“Hakmarrje” kuqezi, Shqipëria U17 fiton miqësoren e dytë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare e futbolli U17 ka zhvilluar sot miqësoren e dytë të programuar në muajin mars ndaj Letonisë.

asdasdasdasdasda

Kuqezinjtë e drejtuar nga Armand Dama, pas humbjes 3-2 në takimin parë të zhvilluar vetëm 2 ditë më parë, sot janë përballur përsëri me të njëjtin kundërshtar në ndeshjen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, por këtë herë duke e mbyllur me sukses.

Golat e Matjanit dhe Kiços në pjesën e dytë ishin ata që bënë diferencën dhe i dhanë suksesin 2-0 kuqezinjve në këtë test përgatitor për ekipin që do të marrë pjesë në kualifikuesit e Europianit të kësaj grupmoshe.

PANORAMASPORT.AL