“Guerrils” vijojnë reagimet kundër situatës aktuale te Partizani
Eliminimi në Europë tronditi Partizanin. Të kuqtë e mbyllën aventurën e këtij viti që në turin e parë duke u rikthyer disa vite mbrapa.

Prej asaj ndeshje kanë pasuar disa reagime zyrtare nga “Ultras Guerrils”. Mbështetësit besnikë të Partizanit janë kundër situatës aktuale. Dhe për herë të parë në kaq kohë kanë tre reagime radhazi, kur e fundit u publikua dje.
POSTIMI- “Ekipet shqiptare vazhdojnë rrugëtimim e tyre europian, gjejmë rastin ti urojmë suksese të mëtejshme dhe shpresojmë të shkojnë në grupe ashtu si Shkëndija.
Ndërkohë klubi ynë mbetet akoma në kuadrin e miqësoreve fantazëm të fituara me gola fantazëm, me drejtorë fantazëm, këshilltarë fantazëm, trajner fantazëm, blerje fantazëm, shitje fantazëm dhe ekip fantazëm, nivel fantazëm, pretendime dhe objektiva fantazëm, deklarata dhe përgjegjësi fantazëm… të vetmit njerëz të gjallë që i kanë mbetur këtij klubi janë tifozët. Larg fantazmat nga Partizani!”
PANORAMASPORT.AL













