Gola fiktivë, estrada goleadorësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2012 | 9:57

Gola fiktivë, estrada goleadorësh

E kishin të pamundur që ta mbyllin këtë sezon pa u bërë sërish protagonistë me lojë dhe gola fiktivë, të cilët kishin një qëllim të vetëm: kreun e golashënuesve si në Superiore dhe në Kategori të Parë. Kështu në Fier në ndeshjen Apolonia-Tomori dhe në Shkodër në takimin Vllaznia-Shkumbini pati goleada. Duke qenë se beratasit e kishin të sigurt se nuk arrinin dot mbijetesën direkte (pasi duhej që të fitonin dhe Shkumbini të humbte), bënë një pakt të heshtur me fierakët, duke u dhënë atyre mundësinë që ta fitonin ndeshjen por, nga ana tjetër, për beratasit duhej të shënonte sa më shumë gola Bakiu. Sulmuesi ishte në kuotën e 15 golave dhe shpresonte të kalonte Dervishin e Shkumbinit ndaj shënoi “me zotësi” plot 4 gola në “teatrin” 6-5 në Fier. Por, janë “të zgjuar” edhe peqinasit, të cilët i dhanë shansin sulmuesit të tyre që të shënonte aq gola sa i mjaftonin që të mbante kryesimin. Dervishi shënoi tre të tillë dhe u shpall më në fund golashënuesi më i mirë i Superiores, çmimi që vlen plot 2 milionë lekë të vjetër. E njëjta estradë edhe në Kategorinë Hapen paturpësisht portat në Shkodër, Fier, Gjirokastër dhe Burrel e Parë, madje edhe më e shëmtuar, pasi Burreli luajti tërësisht për Kreshnik Ivanajn, i cili shënoi plot 6 gola ndaj Gramozit në fitoren 7-3 të vendësve. U mundua së largu, nga Gjirokastra, Nora për të kaluar Ivanajn, por nuk shënoi më shumë se katër gola në fitoren e Luftëtarit 6-3 ndaj Mamurrasit. Në fund ishte Ivanaj që doli më “i zoti” duke marrë “Këpucën e Artë” të Kategorisë së Parë me 27 gola të shënuar me dy skuadra: Kukësin gjatë fazës së parë dhe Burrelin gjatë fazës së dytë.

GOLASHËNUESIT
Kategoria Superiore

Roland Dervishi (Shkumbini) – 20 gola. Vetëm dje shënoi 3 gola.
Endri Bakiu (Tomori) – 19 gola. Vetëm dje shënoi 4 gola.
Kategori e Parë
Kreshnik Ivanaj (Kukësi/Burreli) -27 gola. Vetëm dje shënoi 6 gola.
Arlind Nora (Luftëtari) – 24 gola. Vetëm dje shënoi 4 gola.