Gola dhe karton i kuq, sfida mes Shqipërisë U-17 dhe Sllovenisë U-17 vendoset në pjesën e dytë
Shqipëria U-17 është mposhtur me rezultatin 3 me 1 sot nga Sllovenia. Takimi miqësor u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol. Gjithçka u vendos në fraksionin e dytë ku golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Allasufi. Miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi portieri Pirih u largua me karton të kuq.
Njoftimi i FSHF-së:
Shqipëria U-17 zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë, e cila u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 3-1.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Luka, Himallari dhe Mali.
Pjesa e parë ishte e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola. Në fraksionin e dytë, Sllovenia zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t me Koren Tian, ndërsa pas katër minutash Deen Okanovic realizoi golin e dytë.
Skuadra mike vulosi fitoren në minutën e 72-t, me golin e tretë të shënuar nga Tristan Kotar.
Pavarësisht disavantazhit, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencën me golin e Mattias Allasufit.
Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë më 11 tetor, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.
PANORAMASPORT.AL













