Garë e ethshme për ngjitjen në Superiore dhe mbijetesën, zyrtarizohet axhenda e dy javëve në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2026 | 11:35

Garë e ethshme për ngjitjen në Superiore dhe mbijetesën, zyrtarizohet axhenda e dy javëve në Kategorinë e Parë

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën për dy javët e ardhshme në Kategorinë e Parë. Ndeshjet e javës 23 do të luhen të shtunën dhe dielën, ndërsa vetëm Skënderbeu ka “luksin”, që të luajë takimin e tij në orën 16:30.

kategoria-e-pare-1

Të shtunën, më 21 shkurt, Pogradeci do të masë forcat me Lushnjën. Në të njëjtën kohë do të luhet edhe Laçi-Luftëtari. Bie në sy se dy skuadrat pretendente për ngjitjen, sfidojnë dy të tjera që kërkojnë mbijetesën. E shtuna do të mbyllet me Skënderbeu-Kukësi.

Tri ndeshje janë rezervuar edhe për të dielën. Kastrioti-Apolonia, Burreli-Korabi dhe Iliria-Besa do të nisin në orën 13:30.

Java 24 do të sjellë të tjera përballje interesante, ndërsa ndahet më 28 shkurt dhe 1 mars. Kështu sërish ndeshjet janë rezervuar në ditë të shtunë dhe diel, ndërsa të gjitha do të nisin në orën 13:30.

Të shtunën, më 28 shkurt, do të luhet Korabi-Kastrioti, Apolonia-Pogradeci dhe Lushnja-Laçi. Një ditë më vonë, Iliria pret Kukësin, Besa përballet me Burrelin dhe Luftëtari sfidon Skënderbeun.

Screenshot 2026-02-17 113318

PANORAMASPORT.AL