Gara për skuadrën e 5-të në Champions, buzëqesh Gjermania. Italinë e mbajnë gjallë… Bolonja me Fiorentinën
Gara për një tjetër skuadër në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, duket se do të jetë e ndezur deri në fund, pasi Italia ia ka dalë falë turneve të tjerë që të mos humbasë shumë terren në krahasim me Gjermaninë dhe Spanjën, me të cilat rivalizon.

Anglia duket e sigurt në vendin e parë dhe me të gjitha skuadrat ende në garë në të gjithë turnetë, 9 të tilla, do të ketë padyshim përmirësime në renditjen vjetore të UEFA-s. Por pas krahëve të saj ka luftë të ndezur për vendin e dytë që siguron një tjetër ekip në Champions.
Gjermania mban aktualisht këtë pozicion, teksa ka 5 skuadra ende në garë në të gjithë turnetë. Ajo ka një avantazh të lehtë ndaj Spanjës, e cila ka në favorin e saj faktin se ka 6 ekipe të cilat vazhdojnë turnetë e UEFA-s në fazën me eliminim direkt.
Italia është vetëm në vendin e katërt, me shanse shumë më të vogla, pasi i kanë mbetur vetëm 4 ekipe në garë. Ajo mbajti hapin e Gjermanisë dhe Spanjës falë ekipeve “dytësore” pas katastrofës së Interit dhe Juventusit. Kualifikimi i Bolonjës në Ligën e Europës dhe i Fiorentinës në Ligën e Konferecnës e mbajtën atë në garë këtë javë, teksa dy emrat e tjerë që vazhdojnë në aktivitete janë Atalanta në Ligën e Kampioneve dhe Roma në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL













