FSHF vendos kuota për kampionatin shqiptar, rregulla të reja për tu bërë pjesë e kombëtareve të moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 13:08

FSHF vendos kuota për kampionatin shqiptar, rregulla të reja për tu bërë pjesë e kombëtareve të moshave

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke vendosur një balancë mes futbollistëve që luajnë në kampionatet vendase dhe atyre që aktivizohen jashtë Shqipërisë.

stervitje-kombetarja-U-21-2048x1365

Këto udhëzime kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që zhvillohen në Shqipëri. Përqindja ndryshon sipas grupmoshës, duke reflektuar nevojat specifike të secilës kombëtare.

Për ekipet kombëtare të vajzave:

  • U-19 (2007/08): 8 lojtare nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
  • U-17 (2009): 7 lojtare nga jashtë, 13 nga kampionati vendas (rreth 65%).
  • U-16 (2010): 6 lojtare nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
  • U-15 (2011): 5 lojtare nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).
  • U-14 (2012): 4 lojtare nga jashtë, 16 nga kampionati vendas (rreth 80%).

Për ekipet kombëtare të djemve:

  • U-21 (2004/05): 16 lojtarë nga jashtë, 7 nga kampionati vendas (rreth 30%).
  • U-19 (2007/08): 14 lojtarë nga jashtë, 6 nga kampionati vendas (rreth 33%).
  • U-17 (2009): 11 lojtarë nga jashtë, 9 nga kampionati vendas (rreth 45%).
  • U-16 (2010): 8 lojtarë nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
  • U-15 (2011): 6 lojtarë nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
  • U-14 (2012): 5 lojtarë nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).

Megjithatë, Drejtoria Teknike e FSHF thekson se përzgjedhja finale e lojtarëve mbetet gjithmonë në vendimmarrjen e saj, duke pasur parasysh nevojat e skuadrës dhe performancën e secilit futbollist.

Ky vendim synon të krijojë një ekuilibër të qëndrueshëm mes zhvillimit të kampionatit vendas dhe shfrytëzimit të talenteve shqiptare që luajnë në kampionatet e huaja, duke garantuar progres të vazhdueshëm në të gjitha grupmoshat.

PANORAMASPORT.AL