FOTO/ Spikatin futbollistët e Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2024 | 10:03

FOTO/ Spikatin futbollistët e Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

MixCollage-12-Jan-2024-02-36-PM-9633

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi i cili i dhuroi asist Albion Rrahmanit për të gjetur golin me Spartën e Pragës. Portieri i Çitadelës, Elhan Kastrati pozicionohet në vendin e dytë pasi mbajti portën e paprekur kundër Kremonezes në Serinë B.

Vendi i tretë shkon për Eduard Rrocën i cili asistoi në ndeshjen e Keciorengucu kundër Umraniespor. Odise Roshi shënoi golin e dytë për Erzurumspor në Ligën e Parë turke.

Vendi i 5-të plotësohet me Taulant Seferin i cili realizoi golin e parë për Bodrumsporin në fitoren kundër Sivasporit.

WhatsApp Image 2024-12-16 at 09.41.07 (1)

PANORAMASPORT.AL