Postuar: Qershor 17, 2025 | 23:18
FOTO/ Punime në tribunën qendrore dhe aneksin e stadiumit, klubi i Superiores bëhet gati për sezonin e ri
Klubi i Vorës po përgatitet me seriozitet maksimal për këtë sezon historik në të cilën do të marrë pjesë në Kategorinë Superiore. Krahas punës teknike me lojtarët, po punohet edhe për kushtet e stërvitjes së tyre dhe impiantin që do të presë ndeshjet në elitë.

Që ditën e djeshme ka nisur puna për të përmirësuar kushtet e tribunës qendrore të stadiumit, duke synuar që të përmirësohen dhe zgjerohen ambientet e brendshme të impiantit.
Njëkohësisht, po punohet edhe në aneksin e stadiumit, për të ndërtuar hapësirat dhe një fushë të standardeve të duhura për stërvitjen e ekipit të parë.

PANORAMASPORT.AL













