Finalja që nuk i intereson askujt në Ligën e Kombeve, zhduken kohët shtesë në rast barazimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2025 | 18:56

Finalja që nuk i intereson askujt në Ligën e Kombeve, zhduken kohët shtesë në rast barazimi

Liga e Kombeve mbyll nesër edicionin e saj me finalen mes Spanjës dhe Portugalisë. Por para saj, në fushën e lojës do të jenë dy skuadra të tjera, Franca dhe Gjermania, të cilat do të luajnë në “finalen e vogël”, atë të vendit të tretë që në fakt i intereson pakkujt.

dfggfdfgddgfgdfgdf

Aq i vogël është interesi për një sfidë të tillë, sa UEFA ka të parashikuar një ndryshim të veçantë të rregullores së futbollit për sfidën në fjalë.

Sipas rregullores së aktiviteti, në nenin 18.03 theksohet se “në rast barazie të skuadrave në kohën e rregullt në finalen për vendin e tretë, fituesi do të përcaktohet nga gjuajtjet e penalltive”. Me pak fjalë, do të jetë një finale pa kohë shtesë nëse shkon në barazim.

Megjithatë, rregulli në fjalë vlen vetëm për finalen e vogël, pasi në finalen me Spanjës dhe Portugalisë, në rast barazimi, do të ketë shtesa e më pas nëse duhet penallti.

PANORAMASPORT.AL