Postuar: Maj 1, 2026 | 22:14
Festë nga divani pas sezonit me rivalitet, te Vllaznia marrin lajmin e mirë dhe e luajnë pa presion ndeshjen
KF Shkodra e ka mposhtur Dinamon B me rezultatin 1-0 në Kategorinë e Tretë. Mjaftoi goli i Sajmon Hoxhës, për t’i siguruar në anën tjetër Vllaznisë B ngjitjen në Kategorinë e Dytë. Konfirmimi edhe matematikisht erdhi pikërisht sot.

Kuqeblutë e mbyllin sezonin si vend i parë në Grupin A. Titullin kampion ndërkohë do e diskutojnë me Albpetrolin, që siguroi ngjitjen nga Grupi B.
Vllaznia do luajë të dielën në transfertën e Bulqizës së vendit të tretë. Ky takim do ketë vlerë vetëm për statistika dhe do mbyllë javën 16.
PANORAMASPORT.AL













