Europiani U17 në Shqipëri / Franca dhe Portugalia kënaqen me barazim, eliminojnë zyrtarisht kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2025 | 22:27

Europiani U17 në Shqipëri / Franca dhe Portugalia kënaqen me barazim, eliminojnë zyrtarisht kuqezinjtë

Aventura e Shqipërisë në Europianin U17 ka marrë fund në fazën e grupeve të tij. Sikur të mos mjaftonin humbjet 4-0 në të dy ndeshjet që ka luajtur deri tani ekipi kuqezi, “vulën” ia vendosi zyrtarisht sfida e darkës mes Francës dhe Portugalisë, dy skuadrave rivale në Grupin A.

bandicam 2025-05-22 22-22-32-964

Në një ndeshje shumë të luftuar në “Arena Kombëtare”, ekipet prodhuan lojë e raste, por nuk ia dolën të gjenin rrjetën. Kësisoj, ndeshja u mbyll me barazimin 0-0 që i ngjiti të dy ekipet në kuotën e 4 pikëve.

Në këtë mënyrë, Shqipëria me 0 pikë e ka edhe matematikisht të pamundur që të vazhdojë më tej, duke u bërë e eliminuara e parë e fazës finale të turneut. Ndeshjet e fundit në grup, të cilat do të shërbejnë për të përcaktuar se kush kalon më tej mes 3 skuadrave që tjera që kanë ende shanse kualifikimi, janë Shqipëri-Francë dhe Gjermani-Portugali.

PANORAMASPORT.AL