Europiani U17 në Shqipëri / Dëmtohet gjyqtari i caktuar nga UEFA, duelin e kuqezinjve me Gjermaninë e drejton…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2025 | 17:11

Europiani U17 në Shqipëri / Dëmtohet gjyqtari i caktuar nga UEFA, duelin e kuqezinjve me Gjermaninë e drejton…

Shqipëria U17 luan sot ndeshjen e dytë në grupet e Europianit të kësaj grupmoshe ndaj Gjermanisë me një gjyqtar azer në drejtimin e sfidës. Një vendim i marrë nga UEFA vetëm në ditët e fundit për shkak të dëmtimit të kryesorit që ishte planifikuar të drejtonte takimin.

asdasdasdasd

Ndeshjen ishte caktuar ta drejtonte finlandezi Oliver Reitala, por ky i fundit mësohet se është dëmtuar dhe kësisoj UEFA është detyruar ta zëvendësojë kryesorin. Në listën rezervë, ishin vetëm azeri Kamal Umudlu dhe gjyqtari i Superiores, Florian Lata i cili ka edhe stemën e FIFA-s. Të dy këta, ishin caktuar nga UEFA që në këtë turne të shërbenin si gjyqtarë të katërt në ndeshje të ndryshme të turneut.

Meqenëse Shqipëria është në garë, Lata është caktuar vetëm gjyqtar i katërt deri tani dhe jo në ndeshjet e kuqezinjve, ndaj atij nuk mund t’i besohej ndeshja e sotme ndaj Gjermanisë. Ndaj ajo i është besuar azerit Umudlu i cili kësisoj është “graduar” të ndajë drejtësinë në një sfidë që mund të përcaktojë fatin e dy skuadrave në vijimësinë e turneut.

PANORAMASPORT.AL