Europian U-17 në Shqipëri/ Në fushë zbresin Anglia dhe Italia, ja ku luhen dy sfidat e sotme
Kampionati Europian U-17 ka nisur me emocione të mëdha në Shqipëri, ku dje u zhvilluan dy ndeshje të rëndësishme: Shqipëri-Portugali dhe Francë-Gjermani.
Dita e sotme ka sjellë dy sfida të tjera për tifozët e futbollit. Anglia dhe Belgjika do të ndeshen në “Arena Egnatia”, në qytetin e Rrogozhinës, një stadium që pritet të mbushet me fëmijë, të cilët do të ndjekin nga afër këtë ndeshje.
Ndërkohë, në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit do të luhet një tjetër përballje interesante, Itali– Çeki. Dy ndeshjet e sotme premtojnë spektakël dhe përplasje të forta mes ekipeve që kanë arritur të kualifikohen për këtë event prestigjioz. Kompetiviteti i lartë dhe talentet e rinj që do të shfaqen në fushë janë garanci për një atmosferë të jashtëzakonshme.
Tifozët shqiptarë do të shijojnë futbollin e pastër të këtyre djemve të rinj, ndërsa Kombëtarja shqiptare e U-17 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes përpara përballjeve të ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













