Është transformuar përsëri në “Kvaradona”, gjeorgjiani i ka idetë e qarta: E di që duhet të vrapoj e mbroj se ndryshe përfundoj në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2026 | 9:27

Është transformuar përsëri në “Kvaradona”, gjeorgjiani i ka idetë e qarta: E di që duhet të vrapoj e mbroj se ndryshe përfundoj në pankinë

Kviça Kvaratskhelia po kthehet gjithnjë e më shumë në një figurë qendrore te PSG dhe falë paraqitjeve të tij, skuadra këtë vit arriti për të dytin sezon radhazi në finalen e Ligës së Kampioneve. Gjeorgjiani ishte shpesh i pakapshëm për mbrojtjen e Bajern Mynihut duke treguar përsëri se ka gjetur formën që i dha nofkën “Kvaradona” në vitin magjik të titullit me Napolin.

kvaratskhelia

Por futbollisti pas sfidës së mbrëmshme ndaj Bajernit ka treguar se puna e tij tashmë nuk është vetëm ajo që të sulmojë pareshtur mbrojtjen kundërshtare, pasi Luis Enrike i kërkon edhe sakrifica të tjera të rëndësishme.

“Unë punoj shumë çdo ditë, por është e qartë se kur luan në një skuadër kaq të fortë, gjithçka bëhet më e lehtë. Jemi një grup i bashkuar, punojmë me një shpirt skuadre dhe kjo është ajo që bën me të vërtetë diferencën”, tha ai pas ndeshjes për “Prime Video”.

“Forma? Nuk di të them nëse është momenti im më i mirë ndoshta po e ndoshta ajo. Unë luaj për të fituar. E di që duhet vrapoj dhe mbroj, përndryshe përfundoj në pankinë”, ishin fjalët e Kavaratskhelias, duke treguar praktikisht se si e ka bindur Luis Enriken që ta kthejë në një lojtar të padiskutueshëm në rreshtimin e ekipit të tij.

PANORAMASPORT.AL