Episodet e pazakonta në Kategorinë e Parë, autobusi me lojtarë bllokohet duke shkuar drejt stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2026 | 13:10

Episodet e pazakonta në Kategorinë e Parë, autobusi me lojtarë bllokohet duke shkuar drejt stadiumit

Kukësi do të luajë sot në transfertën e Ilriisë. Ndeshja në stadiumin “Redi Maloku” pritet të jetë e luftuar, ndërsa vendos përballë dy ekipe me objektiva të ndryshëm.

Screenshot 2026-03-01 130625

Kukësi u përball rreth një orë përpara me një episod, që shkaktoi vonesa. Kjo pasi rruga që të dërgon te stadiumi ishte bllokuar nga një makinë.

Gjithçka u zgjidh më pas. Sfida e vlefshme për javën 24 në Kategorinë e Parë e gjen Ilirinë në vendin e pestë, ndërsa Kukësi mbyll tabelën e renditjes.

Screenshot 2026-03-01 131141

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL