“Eksod” nga Shqipëria, futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2026 | 23:27

“Eksod” nga Shqipëria, futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Kombëtaret e moshave në vitin e fundit, përtej mungesës së rezultateve po shënojnë, po shoqërohen nga një fenomen shumë shqetësues, ai i largimit të futbollistëve cilësorë drejt përfaqësueseve të tjera. Rasti më i fundit vjen nga një lojtar 17-vjeçar për të cilin FSHF kishte investuar duke e afruar prej tre vitesh me ekipin U17, edhe pse në moshë të vogël.

sdffdsfdsfsdsfdfsdsfd

Bëhet fjalë për mesfushorin 17-vjeçar të PAOK, Evagjelos Gjoka, i cili ka vendosur që të braktisë përfundimisht fanellën kuqezi dhe të luajë me Greqinë. Gjoka, pjesë e moshave të PAOK, ka luajtur me Shqipërinë U17 si dhe me atë U19. Por me sa duket oferta e Greqisë e ka tunduar më shumë, pasi lojtari ka bërë kërkesë në FIFA për ndryshimin e ekipit kombëtar.

Kërkesa e tij është miratuar dhe tashmë futbollisti i ri do të jetë pjesë e Greqisë për të vazhduar karrierën me ekipet përfaqësuese të saj.

dfgfdggfdfdgdgfdgfdfgfgdgdf

PANORAMASPORT.AL