EKSKLUZIVE/ Zbulohet paga dhe kushtet që ka vendosur Tefik Osmani, drejtuesi pret përgjigjen e Flamurtarit për firmën
Tefik Osmani qëndron pezull, ndërsa në Vlorë presin emërimin tij për të vijuar me merkaton e janarit. “Panorama Sport” zbulon prapaskenat mes Osmanit, që aktualisht është pjesë e FSHF-së, dhe klubit të Flamurtarit.

Gazeta mëson se Osmani kërkon konkretisht 6 milionë lekë të vjetra pagë në muaj, aq sa paguhej edhe te Vllaznia. Kusht tjetër nga ana 40-vjeçarit është që kontrata të jetë afatgjatë.
Te Flamurtari akoma nuk kanë rënë dakord, ndërsa merkato mbetet peng. Korçari ndërkohë ka eksperiencat e fundit me Tiranën dhe Vllazninë si drejtor sportiv në Superiore.
Osmani mban edhe postin e drejtorit të Departamentit të Skautizmit në FSHF. Flamurtari është klubi në presion me kohën, pasi deri tani nuk regjistron asnjë afrim.
PANORAMASPORT.AL













