Postuar: Janar 13, 2025 | 23:55
EKSKLUZIVE/ Talenti i Vllaznisë drejt shitjes, zbulohet klubi që e kërkon
Talenti i Vllaznisë, Kevin Dodaj, mund të shitet në kampionatin ukrainas.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi shkodran është në bisedime të avancuara me Kolos Kovalivka, aty ku së fundmi u transferua nga Partizani edhe mesfushori Arinaldo Rrapaj.
Vllaznia pret ofertën zyrtare tashmë nga ukrainasit për 19-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"