EKSKLUZIVE/ Premio rekord tek Elbasani, verdheblutë motivohen para Vorës për objektivin kryesor
Elbasani mban vendin e parë në renditje, dhe presidenca ka vendosur të motivojë skuadrën në sprintin final. “Panorama Sport” mëson se Kujtim Llupa ka vendosur 100 milionë lekë të vjetër në dispozicion të skuadrës, nëse e mbyllin në vendin e parë dhe fitojnë kampionatin. Kjo shifër është rekord sa i përket Elbasanit.

Premio i është komunikuar ekipit gjatë kësaj jave, ndërsa po përgatitet sfida me Vorën. Kjo transfertë do të jetë mjaft delikate për kryesuesit e Abissnet Superiore.
Mungesat janë të shumta tek Elbasani, që pas sigurimit të biletës për Final Four mund të ëndërrojë për më tepër. Kujtojmë se sfida me Vorën do të marrë jetë nesër(2 maj), prej orës 16:00.
Elbasani e kryeson renditjen me 2 pikë më tepër se Vllaznia. Ndërkohë kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i kampionatit të rregullt.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













