Postuar: Janar 14, 2026 | 19:04
EKSKLUZIVE/ Largimi i papritur nga Tirana, pretendentët e Superiores transferojnë mbrojtësin
Qëndrim Ismajli do të zyrtarizohet në vijim te Teuta. “Panorama Sport” mëson se durrsakët kanë arritur akordin me mbrojtësin e krahut të majtë.

Ismajli u bë më parë largimi i dhjetë nga Tirana në merkaton e janarit. Ishte e papritur për 26-vjeçarin, që nuk u përfshi fillimisht te nëntë largimet e menjëhershme.
Teuta ndërkohë përforcohet në krahun e majtë ku Florjan Përgjoni shfaqet si titullar. Të dy bashkë ishin pjesë e Tiranës në edicionin e kaluar dhe do të shoqërojnë Teutën në pjesën e mbetur.
ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL













