EKSKLUZIVE/ Karabeci drejt fundit si lojtar i Tiranës, tani në rolin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 22:17

EKSKLUZIVE/ Karabeci drejt fundit si lojtar i Tiranës, tani në rolin e trajnerit

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm te Tirana lidhet me një nga emrat me më shumë eksperiencë të skuadrës. Erando Karabeci pritet që të mbyllë përfundimisht karrierën si futbollist dhe të marrë një rol të ri brenda klubit bardheblu.

Screenshot 2026-05-15 151701

Mesfushori me përvojë, i cili ka qenë prej vitesh pjesë e rëndësishme e Tiranës në mesfushë, raportohet se do të kalojë në stafin teknik të skuadrës, duke nisur kështu një kapitull të ri si trajner. Ky hap vjen në një moment tranzicioni për klubin, ku po diskutohen disa ndryshime si në organikë ashtu edhe në strukturën drejtuese sportive.

Karabeci shihet si një figurë që njeh mirë ambientin e Tiranës dhe filozofinë e klubit, ndaj edhe përfshirja e tij në rolin e trajnerit vlerësohet si një lëvizje që synon të ruajë vazhdimësinë dhe identitetin e skuadrës. Vendimi final pritet të formalizohet në ditët në vijim, së bashku me riorganizimin e përgjithshëm që bardheblutë po përgatisin për sezonin e ri.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL