EKSKLUZIVE/ Hyrja në fushë për ndeshjen e Shqipërisë U-17 i kushton shtrenjtë, supergjobë për prindërit e adoleshentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2025 | 23:07

EKSKLUZIVE/ Hyrja në fushë për ndeshjen e Shqipërisë U-17 i kushton shtrenjtë, supergjobë për prindërit e adoleshentit

Gjatë ndeshjes Shqipëri U-17 – Portugali U-17, një djalosh 14-vjeçar hyri në fushën e lojës në “Arenën Kombëtare”, për të takuar portierin kuqezi Rafaele Huli i cili luan për moshat e Juventusit, duke ndërprerë kështu ndeshjen për pak sekonda.

bandicam 2025-05-22 16-03-40-036

Por, nuk ka mbaruar me kaq, pasi nga burime te konfirmuara në Policinë e Shtetit, bëhet me dije se prindërit e tifozit të vogël, janë ndëshkuar me 800 mijë lekë të vjetra gjobë për shkeljen që ka bërë fëmija i tyre.

Ky është një kujtim i qartë për të gjithë tifozët: çdo thyerje e rregullave sjell pasoja. Futja në fushë, pavarësisht moshës, është një shkelje serioze që cënon sigurinë dhe rrjedhën e ndeshjes, sidomos kur bëhet fjalë për një kompeticion të rëndësishëm si finalet e Europianit U-17.

Denimi per te miturin 2 (1)-logo

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL