Ekipi i Kategorisë së Parë në transfertë me të rinjtë dhe pa trajner, Luftëtari pret fituesin e një çifti në të Dytën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2026 | 14:56

Ekipi i Kategorisë së Parë në transfertë me të rinjtë dhe pa trajner, Luftëtari pret fituesin e një çifti në të Dytën

Luftëtari-Pogradeci është ndeshja e vetme, rezultati i së cilës nuk ka rëndësi për sot në Kategorinë e Parë. Luftëtari e mbylli kampionatin si vend i nëntë, ndërsa Pogradeci si i treti.

kategoria-e-pare-1

Për këtë, Pogradeci që po mendon për “play off” ka shkuar në transfertën e Gjirokastrës me disa nga lojtarët e moshave. Po ashtu as trajneri Çela nuk ka udhëtuar me ekipin.

Luftëtari po ashtu nuk e ka fokusin te ky takim. Gjirokastritët presin të mësojnë fituesin e çiftit Sopoti-Shiroka. Pikërisht me fituesin do të luajë edhe finalen e “play out”.

PANORAMASPORT.AL