“Dy zëvendësimet e para ishin të detyrueshme”, Kërnaja: Me 3 ndeshjet e ardhshme i afrohemi “Final 4” ose e kapim atë
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja foli pas barazimit me Elbasanin.

“Futbolli i njeh të treja rezultatet, sot ne morëm njërën, duhet të shënonim, topat duhet të përfundonin në rrjetë. Ne kishim përgatitur një mënyrë tonën lojën, kjo mund të vijoj edhe nga terreni i fortë që luajmë, dhe sot luajtëm në terren më të butë. Në disa raste ishim konfuzë dhe në disa raste ishim të rrjedhshëm, morëm thellësinë.
Patëm rastin e Tomës dhe Diegos por në fund ndeshja u mbyll 0-0. Kolën e ndërruam për shkak të kartonit të verdhë se duke parë që mund të shkaktonte ndonjë faull tjetër mund të dilte me të kuq dhe Mehmeti kishte kontraktim dhe të dy zëvendësimet ishin të detyrueshëm.
Për të arritur “Final 4” nuk na mjafton vetëm mos të mundemi, por tani mos harrojmë që kemi 3 ndeshje, me Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin dhe me 9 pikë i afrohemi shumë afër ose edhe mund ta kapim “Final Four”, tha ai për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













