“Duhej menaxhim më i mirë”, Gentjan Mezani kritika për stafin teknik: Flamurtari nuk e meritonte rënien

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 21:11

“Duhej menaxhim më i mirë”, Gentjan Mezani kritika për stafin teknik: Flamurtari nuk e meritonte rënien

Gentjan Mezani mendon se Flamurtari nuk ishte skuadra që duhet të binte nga Superiorja. Gjatë një bisede me “Panorama Sport”, ish trajneri vlonjat vesh me përgjegjësi stafi n teknik të skuadrës për mungesën e stabilitetit në formacion që sipas tij ishte një nga shkaqet kryesore të kësaj situate. “Mendoj që nuk është ky Flamurtari që duhet të binte nga kategoria.

Mezani1-470x312

Vërtetë nuk ishte ekip që të ishte ndërtuar për të dalë kampion por ishte skuadra që nëse do të kishte një menaxhim më të mirë nga stafi teknik, do të kishte diçka më të mirë. Javë pas jave, ky Flamurtar nuk ishte asnjëherë i njëjti. Kishte ndryshime në formacion, dhe nuk u krijuar asnjëherë ajo baza për të pasur sukses në vazhdimësi.

Nëse nuk do të krijohet një formacion bazë patjetër do të kishim probleme. Formacioni bazë krijohet mbas çdo fi toreje. Por ne pas çdo fi toreje ndryshonim dy-tre lojtarë dhe skuadra humbte. Siç u ndërtua Flamurtari që erdhën shumë lojtarë të rinj dhe nuk e njihnin kampionatin, bëhej e vështirë.

Arsyeja kryesore është baza, mos vendosja e një formacioni bazë për të mos patur vazhdimësi nga ndeshja në ndeshje dhe pa u rritur këta lojtarë nga ndeshja në ndeshje, ishte një ndër shkaqet kryesore”, shprehet fi llimisht Mezani.

EKSPERIENCA PERSONALE – Ish-trajneri, Gentjan Mezani tregon edhe se si e ringriti Gjilanin dhe e bëri të suksesshëm, një skuadër e ndërtuar nga e para me 13 futbollistë nga Shqipëria. “Kushte kanë qenë shumë të mira. Ata edhe fazën e bën në Turqi ku ishin në kushte mjaft të mira të stërvitjes dhe akomodimit. Një skuadër e re, duhet të zhvillojë sa më shumë ndeshje miqësore që lojtarët të njohin njëri-tjetrin. Një skuadër e ka vëzhdimësinë në 5 javët e para, pastaj e merrë rrugën. Unë në Gjilan ndërtova një skuadër me shumë lojtarë që nuk e njihnin kampionatin kosovar. Mora nga Shqipëria 13 lojtarë dhe ata ishin baza e skuadrës.

Patëm vështirësitë e para në javët e para. Por besuam dhe vazhduam me ata derisa na çuan në sukses. Problemi ka qenë mos vendosja e një formacioni bazë. Duke luajtur me formacione të ndryshme nuk krijoi një stabilitet. Superiorja është rritur shumë dhe kampionati është bërë i vështirë. Unë mendoj se edhe vetë FSHF-ja është mërzitur që nuk do të jenë Flamurtari në Superiorja pasi po të shikoje ndeshjet që luheshin në Vlorë dukej sikur shikoje ndeshje europiane. Edhe ata vetë nuk kanë pasur dëshirë që Flamurtari të binte.

Kushtet që janë krijuar në stadium dhe ndeshja që zhvillohej të jepte kënaqësi. Superiorja dhe skuadrat e tjera kanë humbur nga ky Flamurtar. Pasi të vinin të luanin në stadium do ta kishin kënaqësi dhe do ta kujtojnë gjithmonë”, thotë ish trajneri.

E ARDHMJA – Gentjan Mezani ka bindjen se Flamurtari do të ringrihet. Por ka ardhur koha që edhe të fi tojë fi nanciarisht me shitjen e lojtarëve, siç është rasti i Erald Maksutit. “Drejtuesit do ti zgjidhin këto gjëra. Do të nxjerrin se ku ka çeduar dhe do të vijnë më të fortë. Flamurtari i duhet Superiores, pasi presidenti Sinan Idrizi bën investime në skuadër dhe sjellë cilësi. Pastaj janë njerëzit brenda klubit që të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Financat janë të shëndosha dhe lojtari më i mirë apo trajneri më i mirë nuk ka se si të mos vijë në Vlorë. Janë disa lojtarë, unë nuk e di se si janë kontratat aty. Maksuti mund ti sjellë fi nanca klubit, pavarësisht se Flamurtari i ka pasur fi nancat të sigurta. Këto janë politikat e klubit dhe i dinë ata. Ne duhet të marrim sa më shumë të ardhura. Ai është marrë për tu rritur por edhe për ta ndihmuar skuadrën. Të largohet por ti sjellë shumë të ardhura klubit që ti sigurojë pagesat e skuadrës për gjysmën e sezonit. Një pjesë e mirë e tyre duhet të qëndrojnë aty. Duhet të mbajnë një grup lojtarësh si bazë që të mos bëjnë gabimin e vitit të kaluar. Duhet të afrohen edhe shumë lojtarë cilësorë shqiptarë, pasi do të jetë një kampionat i vështirë”, perfundon Mezani.

PANORAMASPORT.AL