Postuar: Janar 13, 2026 | 23:31
“Dritë në fund të tunelit”, Vllaznia nis të shlyejë borxhet
“Dritë në fund të tunelit” për Vllazninë. Duket se klubi shkodrat ka nisur të shlyejë borxhet, për të hequr sanksionet nga FIFA.

Në faqen zyrtare të organit më të lartë të futbollit në botë, shihet se nga 4 çështje që ishin hapur më herët, tashmë kanë ngelur vetëm 3, pasi një prej tyre është mbyllur me sukses.

Kuqeblutë nuk do kenë të drejtën të regjistrojnë lojtarë të rinj në vazhdim, pa paguar detyrimet e të gjitha gjyqeve të humbura në FIFA. Me shumë gjasa, në ditët në vijim drejtuesit shkodranë do të bëjnë maksimumin, për të stabilizuar këtë situatë.
PANORAMASPORT.AL













