Dinamo mbyll përgatitjet, sulmuesi shqetëson Ilir Dajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2026 | 16:09

Dinamo mbyll përgatitjet, sulmuesi shqetëson Ilir Dajën

Dinamo do të mbyllë sot përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Vorës, e planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Vora” duke nisur nga ora 13:30. Grupi ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Daja këtë javë, por ditën e djeshme ka shfaqur shqetësime mesfushori Eridon Qardaku.

Ilir Daja

Një ngarkesë e marrë, e ka detyruar lojtarin që të qëndrojë jashtë skuadrës dhe me shumë gjasa do të jetë mungesa e madhe e Dinamos për këtë takim, aq më tepër që Qardaku është një lojtar që e njeh mirë Vorën duke qenë se sezonin e shkuar ka mbajtur veshur fanellën e vorakëve.

Mungesë tjetër e konfirmuar është ajo e Ibrahim Mustafa që ka plotësuar numrin e kartonëve, megjithatë Dinamo ka alternativa të mjaftueshme në stol për të plotësuar repartin e mesfushës për këtë takim. Me skuadrën po stërvitet rregullisht edhe portugezi Nani, i cili e ka lënë pas dëmtimin e pësuar javë më parë dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë takim, që ehte shumë i rëndësishëm për vetë pozitat e skuadrës.

Dinamo ende nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë fazë në Superiore dhe duhet patjetër që të reagojë kundër Vorës për të ruajtur vendin e katërt e më pas për të pritur më e qetë ndeshjen direkte kundër Partizanit e cila është edhe e fundit për fazën e tretë të kampionatit. Mes këtyre dy ndeshjeve, Dinamo do të ketë edhe një ndeshje kundër Tiranës në kuadër të Kupës së Shqipërisë, ku të parën e ka fituar me rezultatin 2-0.

PANORAMASPORT.AL