Dha sinjale pozitive ndaj Gjermanisë U-17, Gabriel Kulla: Rezultati nuk ishte si loja, japim maksimumin dhe në ndeshjen tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2025 | 20:00

Dha sinjale pozitive ndaj Gjermanisë U-17, Gabriel Kulla: Rezultati nuk ishte si loja, japim maksimumin dhe në ndeshjen tjetër

Shqipëria U-17 u mposht nga Gjermania U-17 me rezultatin 0 me 4. Ndeshja në “Elbasan Arena” ishte e vlefshme për raundin e dytë të Europianit U-17.

bandicam 2025-05-22 19-56-36-778

Pas ndeshjes foli Gabriel Kulla. Sulmuesit të kuqezinjve nuk i munguan rastet për shënim.

“Ka shumë emocione, por kur jemi në fushë nuk i mendojmë emocionet, por të japim maksimumin. Përveç rezultatit, që nuk ishte si loja, do japim edhe ndeshjen tjetër maksimumin.

Është mbrojtje e mirë, por kam menduar të jap për veten dhe skuadrën më të mirën”, u shpreh Kulla për RTSH.

PANORAMASPORT.AL